Fushatë publike e KSHZ­së për regullimin e Listës zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) i intensifikon aktivitetet me të cilat u bën thirrje që të paraqiten në zyrat e saj ose në ueb faqe qytetarët të cilëve nuk u përputhen të dhënat gjatë kontrollit për pastrimin e Listës Zgjedhore.

Deri më 19 gusht qytetarët mund të paraqiten në KSHZ. Komisioni dje e publikoi fushatën publike me të cilën u bën thirrje qytetarëve të paraqiten për ta rregulluar të drejtën e tyre të votës. Deri dje në KSHZ prej 39.502 rasteve kontestuese janë parqitur vetëm 1.224 qytetarë. Prej tyre 387 janë paraqitur në repartet dhe zyrat rajonale si dhe në zyrat shtesë të KSHZ-së, ndërsa 837 për paraqitje kanë përdorur veb aplikimin e faqes së internetit të Komisionit.

Sipas tabelës së publikuar, pjesa më e madhe e të paraqiturve janë banorë të komunës Çair ­ 255, pastaj të komunës Aerodrom ­ 90, komunës Qendër ­ 83, komuna e Tetovës ­ 78 dhe 64 paraqitje nga qytetarët nga komuna e Gostivarit.

Pritet që KSHZ-­ja sot të njoftojë nëse krahas emrave të personave do të theksohet edhe shkaku se pse ato janë raste kontestuese. Përfaqësuesit e katër partive politike në bisedime për pastrimin e Listës Zgjedhore, si një nga zgjidhjet për dalje nga kriza politike, e konkluduan publikimin e numrit të rasteve kontestuese.

Për gjithsej 39.502 persona u paraqitën mospëputhje të të dhënave gjatë kontrolleve të kryqëzuara për pastrimin e Listës Zgjedhore. Përderisa në afatin e paraparë ata paraqiten në KSHZ dhe tregojnë dokumenta valide do të vendosen në Listën zgjedhore, në të kundërtën nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button