Grupi i lidhur me ISIS u kërcënua me sulme ndaj Romës dhe Jerusalemit

Grupi Vilajet Sejna, i cili është i lidhur me Shtetin Islamik publikoi videoincizim, ku zotohet se së shpejti do ta sulmojë Izraelin dhe do ta pushtojë Romën.

“Ky është vetëm fillimi, ndërsa takimi me ne do të jetë në Romë dhe në Jerusalem, hebrenj na pritni. Dënimi është i rëndë, do të paguani çmim të lartë”, deklaroi mes tjerash, zëri gjatë transmetimit të videoincizimit prej 35 minutave.

Në fjalim theksohet se rrëzimi i aeroplanit rus të udhëtarëve në Sinaj dhe bombardimi i “shtabeve të kryqmbajtësve dhe hebrenjve” ka qenë vetëm fillimi, dhe se më vonë takimi do të mbahet në Romë dhe në Jerusalem.

Origjina e video incizimit ende nuk u zbulua, por përmbajtja dhe stili janë të ngjashme me porosit e propagandave të deritanishme të SHI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button