Boko Haram zgjodhi lider të ri

Grupi Shteti Islamik kumtoi se partneri i tyre nga Afrika Perëndimore, Boko Haram e zgjodhi për lider të ri zëdhënësin e këtij grupi Abu Musaba al – Barnavi, pa sqaruar se çka ka ndodhur me liderin e deritanishëm, Abubakar Shekaj.

Boko Haram, e cila humbi një pjesë të madhe të territoreve që kontrollonte para 18 muajve, tani tenton ta rrëzojë pushtetin në Nigeri.

Në trazirat e tyre shtatëvjeçare, të cilat lideri i ri e quan “lufta e myslimanëve kundër mbeturinave dhe kryqmbajtësve”, deri tani kanë humbur jetën mbi 20.000 persona, kryesisht në pjesën verilindore të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button