Gazetaria ngre alarm për çështjet jetike – me fakte dhe storje të plota!

[Recension: Alarm: Uji i Tetovës i ndotur nga ujërat e zeza]

Çështjet me interes të përgjithshëm që kanë të bëjnë me nevojat elementare të njeriut, janë tema që duhet të shkruhen me saktësi dhe duhet që të jenë të plota. Gjithë kjo për arsye se qytetari ka të drejtë të dijë të vërtetën të plotë, sidomos për tema esenciale, siç është çështja e ujit të pijshëm dhe shëndeti i banorëve.


download (2)Linku deri te artikulli origjinal:
 “Uji i Tetovës i ndotur nga ujërat e zeza

Data dhe koha e publikimit: 31.07.2016

Data e recensionit: 01.08.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Produkti gazetaresk që po e recensojmë me të drejtë ngre çështjen e ujit të ndotur, mirëpo me disa pasaktësi dhe gabime. Së pari, duke filluar me alarmin se bëhet fjalë për tërë qytetin e Tetovës. Autori tekstin e bazon në deklaratën e doktor Ratko Davidovski. Megjithatë, ky i fundit flet për problemin me ujin në Kodrën e Diellit. Kështu qëndron në tekstin origjinal, të Agjencisë së lajmeve meta.mk, nga i cili është përkthyer deklarata. Fakt ky që demanton titullin e tekstit që po e recensojmë.

“Tetova ka probleme me ujin e pijshëm dhe shumicën e rasteve ka restrikcione. Tani, Instituti për shëndet publik, direkcioni i Tetovës ka konfirmuar se në ujin e Tetovës mund të gjenden ujëra të zeza dhe ky ujë është i ndaluar për pije, transmeton Telegrafi Maqedoni.”

Një ditë më pas po i njëjti doktor-specialist për higjienë dhe ekologji shëndetësore, Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, shprehet për Portalb.mk se uji në Tetovë është i pijshëm dhe se është i sigurt për shfrytëzim. Edhe një fakt që dëshmon të kundërtën, dhe vë dyshime të bazuara se alarmi që ngre teksti nuk është tërësisht i saktë.

Gazetarët patjetër se duhet të jenë rojtarë të interesit publik dhe ta mbrojnë atë me anë të shkrimeve dhe reagimeve. Megjithatë, alarmet e ngritura, pa qenë të bazuara mirë në fakte dhe argumente dhe pa mos i verifikuar të njëjtat, mund ta humbin besimin e qytetarëve. Lajmi i plotë dhe i saktë do të ishte pasqyrë më e mirë për opinionin mbi neglizhencën e institucioneve për çështjet vitale shoqërore.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button