Dua Lipa performoi në emisionin e famshëm të Jimmy Fallon (Video)

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, performoi këngën e saj “Hotter than Hell” në emisionin e famshëm “Tonight Show With Jimmy Fallon”.

Fallon, që është një nga prezantuesit më të njohur në botë, Lipën e prezantoi si “pop yllin britanik në ngritje, që po e bën debutimin në Amerikë”. Për këtë paraqitje, Dua, mori shumë kritika pozitive për paraqitjen dhe këndimin.

Në këtë edicion të këtij emisioni amerikan, mysafirë ishin edhe Xhonah Hill e Xhejdën Smith.

Dua, e njohur me disa hite tashmë, e ka arritur famën ndërkombëtare. Ajo është paraqitur në koncerte në disa Evropë, Amerikë e Australi.

Këtë verë, Dua veçse e ka nisur turin e saj të koncerteve. Në mesin e mbi 30 koncerteve ku do të shfaqet ajo, është edhe Prishtina. Më datë nëntë gusht, Dua Lipa, do të dalë para fansave të saj në Parkun e Gërmisë, ku është planifikuar koncerti. Përderisa biletat për këtë këtë koncert të Dua Lipës, janë në treg që nga dita e shtunë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button