Maqedoni, çfarë ka ngelur pa u përmbushur nga marrëveshja e partive politike?

Partitë dhe institucionet, dy javë pasi që përfaqësuesit e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes për formimin e Qeverisë Kalimtare, e cila do t’i organizojë zgjedhje, duhet t’u përmbahen të gjitha afateve që janë paraparë sipas marrëveshjes. Portalb më poshtë ua sjellë detyrat e realizuara dhe ato që duhet të realizohen:

Ka ngelur pa u realizuar:

18 gusht – Afati i fundit për paraqitjen e votuesve kontestues në KSHZ

19 gusht – Formim i trupit ad-hok për media

31 gusht – Afati i fundit për takim liderësh

2 shtator – Opozita emëron kryeredaktor në Radio Televizionin e Maqedonisë (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor)

2 shtator – Suspendohen ndryshimet e ligjit për Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje me kompetencat e ministrit (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor).

Është përmbushur:

23 korrik – Deputetët në Kuvend i kanë votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor

25 korrik – KSHZ e ka publikuar listën me 39.502 votues kontestues

28 korrik – Deputetët i kanë votuar ndryshimet në ligjin për Punë të Brendshme, ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, ligjin për procedurë penale dhe ligjin për Qeveri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button