Ata dhe ne, gjegjësisht ata dhe 0

Me rastin e ndërtimit të dy pishinave me standarde bashkëkohore të përuruara prej Komunës së Kumanovës në një vendbanim maqedonas, vlera e të cilit është 3.1 milion euro.

Ata kanë pishina, kurse shqiptarët në rajonin e Likovës nuk kanë ujë të pijshëm.

Ata kanë parqe publike, kurse shqiptarët në Kumanovë as parqe para banesave nuk kanë.

Ata kanë këshilltarë në komunë, kurse shqiptarët kanë rrogëtarë dhe tenderokratë në komunë.

Ata prej buxhetit të përbashkët kanë kënde të lodrave, kurse shqiptarët në Kumanovë duhet t’i presin mërgimtarët t’ia rregullojnë një të tillë.

Ata kanë fusha të tenisit, kurse shqiptarët kanë restorante super luksoze që paguajnë shtrenjtë edhe për prerje të penisit.

Ata falas i shfrytëzojnë fushat e futbollit, kurse shqiptarët edhe pse paguajnë për t’i shfrytëzuar fushat e futbollit, sërish vështirë të vijnë në rend për të luajtur futboll.

Me pak fjalë, qershia në tortë do të ishte mirënjohja për Kryetarin e Komunës së Kumanovës!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button