Gaz helmues është lëshuar mbi qytetin sirian ku u rrëzua helikopteri rus

 

Shërbimi sirian i shpëtimit kumtoi se një helikopter ka hedhur kontejnerë me gaz helmues ndaj qytetit Sarakib, i cili është në afërsi të vendit ku pas disa orëve u rrëzua helikopteri ushtarak rus.

Zëdhënësi i Mbrojtjes civile siriane (MCS) deklaroi se 33 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë pësuar nga gazi në qytetin Sarakib.

MCS, e cila paraqitet si grup neutral i vullnetarëve për zbatimin e operacioneve të shpëtimit, publikoi një incizim në JuTjub, në të cilin shihet një burrë i cili me vështirësi merr frymë dhe i cili merr ndihmë nga personat në uniformë të mbrojtjes civile.

Përfaqësues të MCS-së në vendin e sulmit dyshojnë se bëhet fjalë për klor, por nuk mund ta konfirmojnë këtë.

“Kanë rënë fuçi me madhësi të mesme me gaz toksik. MCS-ja nuk mund të konfirmojë për çfarë gazi bëhet fjalë”, deklaroi zëdhënësi i organizatës.

Qeveria siriane dhe Rusia ende nuk kanë dhënë koment për këto pohime. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button