Shipkovicasit: Gruevski meriton mirënjohje!

Nikolla Gruevski e ka merituar mikpritjen dhe mirënjohjen që dje iu nda në fshatin Shipkovicë. Kështu shprehjet Ish kreu i Bashkësisë Lokale të fshatit Shipkovicë, Zeqirja Qazimi, sipas të cilit Gruevski ka shprehur interesim më të madh për Shipkovicën, krahasuar me pushtetarët shqiptarë. Gruesvki ka qenë më i kujdesshëm dhe më aktiv sa i përket tragjedisë që ndodhi një vit më parë në Shipkovicë, thotë Qazimi, transmeton Alsat-M.

“Si person, si qeveritar, deri sa ka ardhur tre herë të na vizitojë, për mendimin tim e meriton atë, shqiptarët askund nuk janë, le t’i zërë gjumi, ajo cështja e tyre politike është se cfarë bëjnë, shqiptarët neve na kanë vizituar shumë pak, unë sa që jam në Bashkësinë Lokale , dy vjet udhëheqës i bashkësisë lokale asnjëherë nuk më kanë përfillë, ndërsa këto më kan thirrë dje në telefon si ish Kryetar, përse të mos vijë? Tjerët nuk më kanë thirr. , cështja politike nuk më intereson thashe edhe më përpara, deri sa ka ardh 3 herë katër në Shipkovicë edhe e meriton atë mirënjohje”, deklaroi Zeqirja Qazimi, ish kryetar i Bashkësisë Lokale. Sipas Qazimit, familjarët e viktimave që ia kanë përgatitur mirënjohjen Gruesvkit posedojnë mirënjohje edhe për pushtetarët shqiptarë, por sipas tij banorët janë të zhgënjyer nga kujdesi dhe mos-përfillja e shqiptarëve në pushtet për fshatin Shipkovicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button