“Përgjimet, dëshmi për kidnapimin e shtetit, po bie alarmi për qytetarët”

Deputeti i Vetëvendosjes Driton Çaushi, në një postim të vetin në Facebook ka shkruar për përgjimet me të cilat i lidhur drejtpërdrejt është kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci.

Çaushi ka theksuar se këto përgjime janë dëshmi se shteti është kidnapuar dhe se është koha që qytetarët të ngrenë kokë kundër këtij kidnapimi, transmeton Koha.net

“Gjepurat si këto të Adem Grabovcit për të lidhur kundërshtarët politik me UDB-në dhe regjimin serbo-jugosllav janë shndërruar në një protokoll bajat të mbrojtjes të zaptuesve të shtetit dhe medieve të tyre”, ka shkruar Çaushi.

Vështirë se do të kishte projektuar regjimi serb një pushtet më shtetrrënues e të dëmshëm se pushteti aktual kriminal në Kosovë. Përgjimet e fundit vetëm sa rivërtetojnë këtë fakt, ka vazhduar ai.

Në fund Çaushi ka thënë se ky kidnapim i shtetit dhe institucioneve nuk do ndalet ndonjëherë vetvetiu, dhe alarmi për qytetarët bie kështu siç ndodhi sot me këto përgjime, e jo si ndonjë shenjë nga qielli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button