Rritet epërsia e Clintonit ndaj Trumpit

Një anketë e re të hënën ka zbuluar se Hillary Clinton ka përjetuar një rritje të njdeshme të mbështetjes pas kongresit të Partisë Demokratike, të mbajtur javën e kaluar.

Rezultatet e anketës së CBS kanë treguar se kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Clinton, gëzon një epërsi prej shtatë për qind ndaj rivalit republikan, Donald Trump – 46 për qind me 39 për qind, transmeton Gazeta Express.

Anketa është realizuar ndërmjet 29 dhe 31 korrikut, pasi Clinton ka pranuar zyrtarisht nominimin nga partia në mbrëmjen e së enjtes, sipas kohës lokale.

Një javë më parë, pas kongresit të Partisë Republikane, por para atij të demokratëve, një anketë e CBS kishte treguar se ish-sekretarja amerikane e Shtetit ishte baras me biznesmenin miliarder, 42 me 42 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button