Ndotja vazhdon të “mbyt” qytetarët e Shkupit dhe Tetovës

Shkupi, Tetova dhe Kërçova vazhdojnë të mbeten nën nivel të lartë ndotjeje. Kryesimin e ndotjes e ruan Tetovë, ku grimcat PM10 janë 410 mikrogram për metër kub, 12 herë më shumë se sa niveli i lejuar, e dyta renditet Kërcova me 165 mikrogram për metër kub, ndërsa në Shkup, grimcat PM10 janë në nivelin mbi 100 mikrogram për metër kub.

Aparaturat matëse të Ministrisë së Ambientit jetësor tregojnë se në Shkup ka shënuar rritje edhe përqendrimi i grimcave PM2.5, po aq helmuese sa edhe grimcat PM10.

Ndërkohë sinoptikët parashikojnë mot të qetë me rritje temperaturash deri në 16 gradë për gjatë gjithë javës, ndërkohë që reshje pritet të mos ketë edhe për të paktën 2 javë.

Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se javën që vjen do të kemi ulje të dobët, e shoqëruar me ndonjë reshje lokale shiu ose dëbore.

Me datën 30 dhjetor Ministria e Ambientit Jetësor ndërpreu masat për ruajtjen e cilësisë së ajrit, edhe pse ndotja mbetet në nivel të njëjtë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button