Egjipt, 40 persona u helmuan nga ushqimi në një dasëm

Më shumë se 40 persona janë helmuar në një dasëm në provincën egjiptiane Kafr El-Sheikh, rreth 130 kilometra nga kryeqyteti Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave egjiptiane, në vendin Abu Raya, ku është mbajtur dasma, janë dërguar 15 autoambulanca. Nga qendra lokale mjekësore njoftuan se të gjithë janë hospitalizuar dhe se bëhet fjalë për helmim nga ushqimi.

Helmimi nga ushqimi në Egjipt është dukuri e shpeshtë për shkak të higjienës jo adekuate.

Më herët në prill të këtij viti më shumë se 80 persona u shtruan në spital pas helmimit nga ushqimi i cili është shërbyer në një dasëm në lagjen Beni Suef, në jug të Kajros.

Gjithashtu, në prill të vitit të kaluar mbi 700 persona ishin hospitalizuar për shkak të helmimit të ujit.

Në helmimin e ushqimit dhe ujit, në mënyrë të veçantë janë paralajmëruar turistët që udhëtojnë në Egjipt.

Zakonisht rekomandohet kujdesi për pastërtinë e duarve dhe këshillohet që të konsumohet ujë në shishe dhe shmangien e ushqimit rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button