Todorov: Lista Zgjedhore vetëm alibi që LSDM të mos i pranojë zgjedhjet

LSDM gjatë gjithë kohës flet se do të shkojë në zgjedhje dhe se për të shkuar në zgjedhje duhet të plotësohen 1-2 kushte, ndërkohë vendoste kushte që janë të palogjikshme dhe për të cilat supozonte se nuk do të pranoheshin. Kështu ka deklaruar zv/kryeministri Nikolla Todorov në një intervistë dhënë për “Republika”.

Ai ka potencuar se, nuk ka pasur problem me Listën zgjedhore, LSDM vetëm ka kërkuar alibi për të mos i pranuar zgjedhjet e 2014-tës dhe e ka future shtetin në krizë për të fituar ndonjë poen politik.

“Thanë se bëhet fjalë për 500 mijë, pastaj për 250 mijë dhe erdhën deri të numri 39 mijë. Në listë te personat e kontestuar është edhe motra e Radmilla Sheqerinskës, e cila duhet ta vërtetojë se është qytetare e shtetit të saj. Tragjike!” është shprehur Todorov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button