Tunizi, kryeministri humb votëbesimin në parlament

Ligjvënësit tunizianë të martën votuan mosbesimin e kryeministrit Habib Essid, duke i dhënë fund qeverisë së tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Rezultati, megjithëse pritej, i hapë rrugë Tunizisë në kërkim të një qeverie të re dhe për të vazhduar përpjekjet e vendosjes së stabilitetit të vendit që nga protestat e “Pranverës Arabe” të vitit 2011.

Duke folur përpara votimit të dielën, Essid tha se ishte i vetëdijshëm se votimi do të jetë kundër tij.

Vetëm 3 deputetë e mbështetën atë, duke u mbivotuar nga 118 deputetët opozitarë. Qeverisë së udhëhequr nga koalicioni Essid, e cila erdhi në pushtet në janar të vitit 2015, i duheshin 109 vota ‘pro’ të shumicës së thjeshtë në parlamentin 217-vendesh, për të mbetur në pushtet.

Essid më 20 korrik njoftoi se do të kërkojë votëbesim duke përmendur presionin nga aktorë të ndryshëm politikë, të cilët kërkonin dorëheqjen e tij.

Presidenti Beji Caid Essebsi, i cili në qershor bëri thirrje për një qeveri të unitetit kombëtar, pritet të prononcohet më së voni brenda 10 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button