Shefi që ia dedikoi jetën ushqimit të të pastrehëve (video)

Narayanan Krishnan është një djalë 32-vjeçar, i cili u trajnua, u mësua dhe ndoqi një shkollë të madhe për t’u bërë shef. Tashmë ai është një shembull frymëzues për gjithë njerëzit, pasi ia ka dedikuar jetën e tij ushqimit të njerëzve që janë të pastrehë.

Ndryshimi i tij nga të tjerët që japin ushqimin e ngelur në restorantet luksoze me 5 yje është se Krishnan zgjohet çdo mëngjes në orën 4 të mëngjesit, gatuan një vakt të ngrohtë dhe bashkë me njerëzit e ekipit të tij, të cilët e mbështesin pa kushte, udhëtojnë rreth 200 kilometra çdo ditë dhe ushqejnë njerëzit e pastrehë në Madurai, Tamil Nadu.

Shikoni më poshtë videon e shkurtër ku përshkruhet aktiviteti i këtij shefi të madh. /tesheshi.com/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button