OKB: Rusia dhe SHBA t’i përshpejtojnë bisedimet për Sirinë

I Dërguari i Posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuar (OKB) për Sirinë Staffan de Mistura i bëri thirrje SHBA-ve dhe Rusisë që të përshpejtojnë bisedimet që i bëjnë mes vete për reduktimin e dhunës së konflikteve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

De Mistura i cili i udhëheq mbledhjet e Grupit Ndërkombëtar për Mbështetje të Sirisë në Gjenevë, mbajti një konferencë për media pas mbledhjes së grupeve të punës për qasje humanitare të OKB-së.

Ai tregoi se ndihmësi i tij për disa ditë do të shkojë në Damask ndërsa ai në Teheran për planifikimin e bisedimeve për paqe me regjimin sirian.

“Gjendja në Halep për të cilin ka ushqim të mjaftueshëm vetëm për 2-3 javë është serioze dhe shqetësuese. I bëjmë thirrje Rusisë dhe SHBA-ve që të përshpejtojnë bisedimet që i bëjnë mes vete për reduktimin e dhunës së konflikteve në Siri”, u shpreh de Mistura.

Ai komentoi edhe në lidhje me deklaratat e minsitrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu se do të formojnë korridor për evakuimin e civilëve dhe grupeve të armatosura në Halep, qytet i cili për një kohë të gjatë është nën rrethimin e regjimit sirian.

“Deklaratën të cilën do ta bëjë tani, mund të jetë një vlerësim i bërë parakohe. Do të bëjmë vlerësimin e çështjes pasi nuk është këshilluar me ne. Zyrtarët ushtarak nga Rusia dhe SHBA-të duke ardhur nga Gjeneva do të bëjnë disa takime për dhënien fund të krizës në Siri”, tha de Mistura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button