Skandali i pasaportave: Kosova humb 4.5 milionë euro – asnjë zyrtar i ndëshkuar

Skandali i pasaportave biometrike nuk përfundoi vetëm duke i dënuar 7 persona me afro 50 vite burgim. Sot, Gjykata e Arbitrazhit në Paris ka vendosur se Kosova ka bërë shkelje ligjore, duke ia vonuar pagesat kompanisë austriake dhe e ka dënuar me 4.999 milionë euro. Borxhi duket t’i paguhet kompanisë në një afat prej 14 ditësh. Express sjell të gjitha detajet e skandalit më të madh që nga paslufta; Si filloi gjithçka, kush është grupi i Natali Veliajt…
Një histori me një transaksion prej 1.4 milionë eurosh për pasaportat që ndër të tjera pritej ta afronin Kosovën me Bashkimin Europian, në vitin 2014, u përmbyll me dënim nga Gjykata Themelore e Prishtinës të 7 personave, me afro 50 vite burg. Për këtë, shtetasja gjermane Natali Veliaj është dënuar me 12 vjet burg dhe 25 mijë euro si, dhe i është konfiskuar banesa; Fisnik Blakaj ishte dënuar me 11 vjet burg dhe 25 mijë euro gjobë; Betim Blakaj u dënua me tetë vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë; Ergyn Dogani me tetë vjet burg; Nazmi Thaçi me 4 vjet burg si dhe Jakup Blakçorin e Sefedin Shalën me nga 1 vit burg.

Grupi i Natali Velijajt akuzohej për krim të organizuar, shpëlarje parash, mashtrim, shmangie nga tatimi dhe keqpërdorim të besimit, të gjitha këto akuza të ndërlidhura me kontratën për prodhimin e pasaportave biometrike, të lidhur mes kompanisë austriake OeSD dhe MPB’së, shkruan Express.

Ky tender me vlerë prej 14 milionë e 127 mijë e 3.24 euro u nënshkrua në datën 17 qershor 2011.

Gjyqi pos dënimit të ‘grupit të Velijajt’ urdhëroi që Natali Veliajn dhe Fisnik Blakajn që së bashku t’i kompensojnë kompanisë OeSD shumën prej 1.4 milion euro

Krejt historia kishte nisur kur MPB’ja në shkurtin e viti 2011 hapi një tender për pasaporta biometrike në majin e atij viti atë e fitoi kompania austriake “Osterreichische Staatsdruckerei” (OeSD).

Kjo punë e kontraktuar et OeSD’ja ishte paraparë të ishte njëri ndër hapat kryesorë që do të plotësonte kërkesën e Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave, por doli të jetë një nga skandalet më të mëdha dhe më të përfolura në Kosovën e pasluftës.

Për këtë vendim të publikuar sot në media ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Ata kanë thënë nuk ka marrë njoftim zyrtarë se shtypshkronja austriake “AG Staatsdruckerei” ka fituar një gjykim ndërkombëtar lidhur me vonesat në pagesa dhe ndërprerja e padrejtë të kontratës nga Republika e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button