Siri, 15 civilë të vrarë nga sulmi në Halep

Avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, bombarduan një vendbanim në qarkun Cerablus të Halepit i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së në këtë sulm humbën jetën 15 civilë ndërsa u plagosën një numër i madh i tyre. Burimet theksuan se sulmi mbi këtë vendbanimin ka shkaktuar dëme të mëdha mirëpo pa dhënë detaje.

Avionët e koalicionit edhe javën e kaluar ndërmorrën sulme ajrore në fshatrat Tuhar dhe En Nevaçe të Munbicit ku humbën jetën 170 civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button