Papa: Bota është në luftë

Papa Françesku sot deklaroi se sulmet e paradokoshme, duke përfshirë edhe vrasjen e djeshme të ipeshkvit në Francë, tregojnë se bota është në luftë, por jo fetare.

Ai sqaroi se nuk mendon në luftë të religjioneve, por në luftë për dominim të popujve dhe interesave ekonomike, transmetuan mediat amerikane.

Papa deklaratën e dha para gazetarëve rrugës për në Krakov, ku do të marrë pjesë në tubimin global të rinisë katolike, që mbahet në çdo dy deri tre vjet.

Krakov është stacioni i parë nga vizita e tij pesëditore në Poloni, gjatë së cilës do të bisedojë me rininë katolike, do të vizitojë disa nga kishat më të rëndësishme katolike dhe do ta vizitojë Aushvicin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button