Greqi, shqiptari torturohet në karrige elektrike nga 2 italianë pas një pazari të prishur për 250 euro 

Një shqiptar 32 vjeç është torturuar nga dy italianë, në Rodos të Greqisë, pasi kishin pasur mosmarrëveshje për shitjen e një motorri. Lajmi raportohet nga disa media greke, të cilat theksojnë se shqiptari u lidh në një karrige elektrike dhe e kërcënonin me sopatë, teksa e qëllonin herë pas here me thikë.

Autorë të ngjarjes janë një 40-vjeçar italian dhe nipi i tij 29 vjeç, të cilët tashmë janë vënë në pranga nga policia e Rodosit, pas denoncimit të shqiptarit. Sherri ka nisur për shkak se 32-vjeçari shqiptar i kishte shitur motorrin shtetasit italian, i cili banonte në Athinë.

Referuar dëshmisë së tij, në një moment italiani kërkoi rikthimin e parave që kishte shpenzuar për blerjen e motorrit dhe riparimin e tij. Gjithashtu, shqiptari është shprehur se italianit i duhej të paguante 250 euro për disa doza kokainë, ndaj i duhej vlera monetare.

Në CV-në e tij, 40-vjeçari italian kishte edhe një dënim të lehtë, pasi u arrestua më 8 korrik 2016 në qytetin e Rodosit. Autoritetet italiane nuk pranuan ekstradimin e tij në Itali, ndaj u la i lirë.

Pasditen e së dielës, shqiptari kishte marrë vesh se miku i tij italian kishte mbërritur nga Athina në Rodos, ndaj e ftoi në dyqanin e tij që ta sqaronin mosmarrëveshjen për motorrin.

Siç përshkruan shqiptari për policinë, ata e lidhën në një karrige elektrike dhe e goditën me thika, teksa e kërcënonim me sëpatë. Në agimin e së dielës, ra në gjumë dhe më pas gjeti një mundësi për t’u larguar, pasi edhe italianët nuk ndodheshin aty.

Më tej, 32 vjeçari u transferua në spitalin e Rodosit, ndërsa mjeku përcaktoi se kishte plagë nga mjetet prerëse dhe nga shkarkesat elektrike. Ekspertët e policisë shkuan në dyqan sekuestruar tri thika, një sëpatë, një pajisje elektrike, litar dhe kabëll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button