Erdogan i rikthehet krizës së refugjatëve: Ne po mbajmë premtimet, po BE- vallë çfarë po bën?!

Presidenti turk, Reçep Tajjip Erdogan, ka deklaruar se Ankaraja do të përmbushë premtimet e parashikuara nga marrëveshja mbi emigrantët me BE-në, por ka theksuar se është BE ajo që nuk po i përmbahet marrëveshjes.

“Më duhet ta bëj një gjë të qartë sa i përket çështjes së emigrantëve: ne u qëndrojmë plotësisht premtimeve të dhëna”, ka thënë Erdogan gjatë një interviste për një kanal televiziv gjerman ARD, duke shtuar më pas se “është BE ajo që nuk i ka ofruar Turqisë ndihmën e mjaftueshme”.

“Ajo çfarë kemi premtuar vlen akoma. Por, unë ju bëj një pyetje evropianëve: A i keni mbajtur ju premtimet tuaja?”, ka pyetur Erdogan, duke shtuar se BE nuk i ka ofruar ndihmën e nevojshme Turqisë. “Perëndimi fatkeqësisht nuk ka qenë korrekt deri në fund”, ka thënë Erdogan.

BE ka hyrë në një marrëveshje me Turqinë në mars të këtij viti, në të cilën parashihet që në këmbim të parandalimit të kalimit të emigrantëve për në Greqi, t’i dërgojnë Turqisë ndihma për refugjatët sirian në vend dhe t’i heqë vizat për qytetarët turq që duan të vizitojnë Evropën, transmeton Tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button