New York, policia godet me shok plumba personin që shëtiste me shpata në duar

Policia e New York-ut qëlloi me disa shok plumba personin, i cili me shpata në duart ecte në parkun e Bruklinit, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia mori thirrje rreth orës tetë të mëngjesit dhe me shpejtësi dërgoi një njësi në parkun Maria Hernandez. Sipas mediave lokale, rreth pesëdhjetë persona kishin drejtuar gishtin kah njeriu i cili me shpata vrapoi nga parku.

Oficeri i policisë Brendan Ryan tha se policia kishte rrethuar 56-vjeçarin, i cili tërhoqi shpatat, duke i thënë policisë se “duhet të më vrisni”. Policia më pas përdori të ashtuquajturën shok armë dhe e arrestoi personin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button