Hill: Maqedonia duhet të pranohet si anëtare e NATO-s

Duhet ti kushtohet vëmendje më e madhe krahut lindor të NATO-s, kurse posaçërisht duhet të kthehet vëmendja në situatën në Ballkan.

Çdo herë kam besuar se Maqedonia, e cila sillet si vend i NATO-s, duhet si e tillë të pranohet, thotë Kristofer Hill ish ambasadori amerikan në Maqedoni dhe zëvendës-ndihmës sekretar për çështjet e Azisë lindore dhe Pacifikut, në intervistën për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase.

“Situata në Krime e rriti tensionin Perëndim-Lindje. Vështirë është të thuhet nëse kjo është krijimi i sërishëm i Luftës së Ftohtë, por gjithsesi mendoj se duhet ti kushtohet më tepër kujdes krahut lindor të NATO-s, posaçërisht duhet të kthehet vëmendja për Ballkanin”, thekson Hill.

Ai thotë se çdo herë ka besuar se Maqedonia, e cila sillet si vend i NATO-s, duhet të pranohet si e tillë. “Sinqerisht do të shkoja edhe më larg. Nuk bëhet fjalë vetëm për NATO-n. 

Bëhet fjalë për qasjen më të gjerë që e kemi me këto vende”, përgjigjet diplomati amerikan i pyetur nëse kriza në Krime do të ndikojë që Aleanca ta përshpejtojë procesin e zgjerimit.   

Lajme të ngjashme

Back to top button