Shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin e Somalisë, 12 të vdekur

Në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu është kryer një sulm me dy autobomba. Sipas informacioneve të para jetën e kanë humbur 12 persona në mesin e të cilëve gjenden edhe ushtarë të Forcave Paqeruajtëse të OKB-së dhe Unionit Afrikan (AMISOM), raporton Anadolu Agency (AA).

Nuk janë dhënë informacione në lidhje me numrin e të plagosurve.

Në këtë shpërthim janë thyer dritaret e terminalit ndërsa janë dëmtuar shumë ndërtesat përreth.

Ende nuk ka deklaratë zyrtare nga autoritetet apo se kush qëndron pas këtij sulmi.

Aeroporti në Mogadishu është aeroporti i vetëm që funksionon në kryeqytet ndërsa nga ana e OKB-së dhe AMISOM-it përdorët së bazë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button