Prokurorja speciale, Janeva takohet me ministrin e Drejtësisë së Italisë

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Italisë, Andrea Orlando, dje është takuar me prokuroren speciale, Katica Janeva në hapësirat e Prokurorisë Speciale, njofton Portalb.

“Në takim janë këmbyer përvoja nga aspekti i sfidave me të cilat ballafaqohen të dy shtetet, për zmadhimin e efikasitetit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë së cilës është theksuar rëndësia profesionale, punimi objektiv dhe i pavarur i institucioneve të cilat janë përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit. Nga ana e ministrit Orlando,  është shprehur mbështetje për punën e Prokurorisë Speciale, i cili e ka nënvizuar rëndësinë e plotësimit të mandatit të rëndësishëm që i është dhënë”, informojnë nga PSP. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button