Kerry: Bota është e vendosur të ndalojë planet bërthamore të Koresë së Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se komuniteti ndërkombëtar është i vendosur që Koresë së Veriut ti dërgojë porosinë se do të bartë pasoja serioze nëse vazhdon me prodhimin e armatimit bërthamor, raporton Anadolu Agency (AA).

Kerry, i cili po qëndron në konferencën e Azisë dhe Paqësorit që po mbahet në Laos në të cilën marrin pjesë edhe përfaqësues të Koresë së Veriut tha të martën se Koreja e Veriut është i vetmi shtet që shkon në drejtim të gabuar ndërsa pjesa tjetër e botës lëviz drejt çlirimit të planetit nga armët bërthamore.

Sipas tij, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga këto arsye i ka vendosur Phenianit sanksione ekonomike.

“Pavarësisht, Koreja e Veriut vendosi të mos reagojë në detyrimet e veta ndërkombëtare”, shtoi Kerry.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button