Së paku 19 të vrarë gjatë një sulmi me thikë në Japoni (FOTO+VIDEO)

Së paku 19 persona janë vrarë, ndërsa 45 të tjerë janë lënduar gjatë sulmit me thikë të kryer në shtëpinë për persona të pafuqishëm dhe të hendikepuar në Japoni.

Në kumtesën e policisë japoneze thuhet se vrasja masive ka ndodhur sot, në orët e hershme të mëngjesit, në qytetin Sagamihara, 40 kilometra në jugperëndim të Tokios.

Tetëmbëdhjetë nga të lënduarit ndodhen në gjendje kritike.

Policia konfirmoi se është arretsuar një person i cili është i dyshimtë për krimin e rëndë.

Identiteti i tij nuk kumtohet, përveç që zbulohet se bëhet fjalë për person të ri, të moshës 26 vjeçare i cili vetë iu dorëzua autoriteteve.

Mediumet në Tokio lajmërojnë se njeriu ka hyrë në stacionin lokal policor dhe u ka thënë policëve se ai e ka kryer krimin.

Siç ka thënë ai vetë, ai është një ish i punësuar në atë shtëpi, por nuk ka sqarim për motivin e vrasjes masive.

Policia e cila po e zhvillon hetimin nuk jep hollësi të tjera për rastin, përveç që ceket se bëhet fjalë për vrasjen më të rëndë masive në Japoni, kohëve të fundit.

36964F0100000578-3707721-image-m-35_14694818915401469486089

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button