RDK: Reforma në drejtësi edhe në Maqedoni

“Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se sjellja e Ligjit për reforma në drejtësi në Shqipëri është akti më i lartë patriotik, ku njëherë e përgjithmonë i vendohet vula përfundimtare filozofisë komuniste, krimit, korrupsionit, mungesës së ligjit, dhe gjithë asaj që nënkupton njëmendësi destruktive. Pavarësisht hezitimeve fillestare, Kuvendi i Shqipërisë si dhe gjithë partitë politike, duhet përgëzuar dhe uruar për këtë akt të lartë kombëtarë, sepse në këtë mënyrë Shqipëria jo vetëm që i jep fund të kaluarës, por në të njëjtën kohë fillon një kaptinë e re jo vetëm për Shqipërinë, por për Ballkanin perëndimorë në përgjithësi”, thuhet në kumtesën e RDK-së.

Rilindja Demokratike Kombëtare shton se edhe më herët ka mbajtur qëndrim koezistentë se edhe Maqedonia ka nevojë për dekriminalizimin e skenës politike dhe se është më se e nevojshme të sillet një ligj i ngjashëm i reformave në drejtësi.

“Institucionet e vendit, sidomos ato të drejtësisë, kanë nevojë për reforma rrënjësore sepse vendi edhe pas 25 vite pavarësi, vazhdon të udhëhiqet nga njëmendësia e filozofisë komuniste, me tendenca reale për fuqizim edhe më të madh. Strehimi i kësaj filozofie në kuadër të institucioneve të ndryshme të shtetit, partive politike, si dhe organizatave të ndryshme joqeveritare duhet dhënë fund, prandaj është më se e domosdoshme sjellja e një ligji të ri të reformave në drejtësi”, thonë nga RDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button