Fundoset në anije në Malajzi, mbyten 7 persona

Si pasojë e fundosjes së anijes në ujërat malajziane Kota Tinggi, provinca Johor, në të cilën ndodheshin punëtorë ilegalë, janë mbytur shtatë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri më tani dihet se në anije ishin 62 shtetas të Indonezisë, prej të cilëve shtatë janë mbytur dhe 34 janë shpëtuar.

Ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të 21 personave.

“Deri tek fatkeqësia e cila erdhi mbrëmë në ora 21:00, anija me 62 udhëtarë në mënyrë ilegale ka tentuar të hyjë në Malajzi”, tha drejtori i Departamentit për Migracion në Johor, Ibrahim Rohaizi.

Përndryshe, punëtorët ilegalë shpesh udhëtojnë në relacionin mes Indonezisë, posaçërisht nga ishulli Sumatra dhe Malajzia.

Në tragjedinë që ndodhi shtatorin e vitit të kaluar në Selangor gjetën vdekjen 61 persona kur varka prej druri ishte përmbytur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button