Thaçi, publikon mesazhet e Zoran Zaevit dhe akuzon LSDM për kampanjë agresive

Përmes një konference për shtyp, PDSH-ja ka theksuar se akuzat e opozitares maqedonase LSDM ndaj PDSH-së dhe kryetarit të saj Menduh Thaçi janë të orkestruar nga LSDM-ja e Zoran Zaevit bëhen përmes mediave pro-opozitare.

Thaçi, me këtë rast ka publikuar porositë në celular që pretendon t’ia ketë nisur lideri aktual i LSDM-së Zaev, me të cilat ky i fundit i kërkon të bashkëpunojë me PDSH-në në zgjedhjet që do të zhvilloheshin, por sipas tij PDSH nuk bën marrëveshje nëntoksore.

Ai sërish nuk sqaroi çfarë ka lidhje kjo me takimin e tij me kreun e DZK-së, Sasho Mijallkov.

“I publikoj këto mesazhe, sepse është kjo LSDM-ja dhe mediet e saj që më kanë trazuar dhe babën në varr”, ka pohuar Thaçi. 

Ndryshe, të premten që shkoi, e përjavshmja “Fokus” publikoi të dhënat se Ndërmarrja “Interpromet”, aksionari i së cilës është dhe vëllai i kreut të PDSH-së, ka dorëzuar një bilanc negativ prej 2.5 milionë denarësh, kurse evidenton nga ana tjetër rritje të kapitalit me disa dhjetëra milionë denarë.

Thaçi nuk i komentoi këto shkrime.

Kryetarit të PDSH-së  Thaçi i pengoi çdo pyetje jashtë temës për të cilën kishte thirrur pres konferencën. Në stilin e tij, nuk hezitoj edhe kësaj here të ofendojë kolegun e MTV-së nga redaksia në gjuhën shqipe, i cili kërkoi nga ai të komentonte zhvillimet në degën e Strugës.

“Ej, ej, ik, ik. Për çfarë flas unë, ti për çfarë flet. Tjetër temë është ajo, tjetër pres konferencë. Të ka thënë, LSDM-ja të ka thënë ta bësh këtë pyetje. Zaevi”, deklaroi Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button