Nimic fton palët në një raund të ri bisedimesh për emrin

Negociatori për çështjen e emrit Methju Nimic, pas një pauze prej disa muajsh, ka ftuar dy palët, maqedonase dhe greke, në një raund të ri bisedimesh për çështjen e emrit. Siç njoftojnë nga OKB-ja, ftesës së ambasadorit Nimic, i janë përgjigjur pozitivisht edhe ambasadori grek Adamantios Vasilakis dhe ai maqedonas Zoran Jolevski. Takimi do të mbahet më 26 mars në zyrtar e OKB-së në Nju Jork.

Siç është bërë zakon tashmë, Nimic fillimisht do t’i takojë palët në takime të ndara dhe pastaj do të realizojë një takim të përbashkët, me qëllim të afrimit të qëndrimeve rreth një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët.

Takimi i fundit i Nimicit me negaociatorët Jolevski dhe Vasikalis ishte në muajin tetor të vitit të kaluar, por në këto bisedime palët nuk arritën t’i kapërcejnë dallimet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button