Siri, në sulmet ajrore të forcave të koalicionit vriten 10 civilë

Së paku dhjetë civilë u vranë në sulmet ajrore në Munbic në qytetin verilindor sirian të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi është kryer nga avionët e forcave të koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Sipas burimeve lokale, avionët luftarakë të forcave të koalicionit bombarduan fshatin En-Nevac në Munbic i cili është nën kontrollin e pjesëtarëve të organizatës terroriste DAESH. Nga sulmi janë vrarë dhjetë civilë, mes tyre pesë fëmijë, ndërsa janë plagosur një numër i madh i njerëzve.

Javën e kaluar nga sulmet e forcave të koalicionit në fshatin Tuhar në Munbic u vranë 160 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button