Duke pritur trenin e radhës!

Ora shënon 12 pa 5,  shqiptarët po presin trenin e radhës për në Bruksel. Shumë trena kanë ikur dhe shqiptarët kanë ngelur duke pritur trenin e radhës. Kështu po ndodh  me shqiptarët për një shekull që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë,kur trenat i huqin dhe ato ikin drejt Brukselit,ndërsa  shqiptarët duket sikur e kanë humbur dhe presin pa çarë kokën pasi biletën e kanë në xhep.

Të jep përshtypjen e një qëndrimi foshnjarak fakti që , shumica e shqiptarëve të  Maqedonisë nuk brengosen shumë nëse nuk  respektohen të drejtat dhe liritë kombëtare të shqiptarëve  në këtë vend, as edhe kur shteti na trajton si qytetarë të dorës së dytë. Shqiptarët e këtij vendi nuk shqetësohen fare pse nuk janë të barabartë me fqinjët e tyre maqedonas?! Mbase këtë punë “të rëndësisë së veçantë”,ata ua kanë lënë në dorë subjekteve të tyre politike.Një pjesë janë më shumë janë të shqetësuar për viktimat e Puçit ushtarak në Turqi se sa për të ardhmen e  fëmijëve dhe të mbarë popullit shqiptar  në demokracinë maqedonase. Jam kategorikisht kundër asaj që thuhet  se secili  të shohë shtëpinë e tij!

Solidariteti është humanizëm dhe ky solidaritet duhet të shfaqet me të gjithë njerëzit fatkeq të botës kudo qofshin ata,por ama kur represioni antishqiptar  i pushtetit maqedonas në koalicion  me DUI-n , ka yshtur  organizuar  ç’do ditë  masa represive kundër shqiptarëve ne, duhet do t’i drejtojmë sytë nga vetvetja,  nga mbrojtja e dinjitetit njerëzor dhe kombëtar.

U vra një fëmijë si Almiri , që u godit nga një maqedonas me qëllim për ta vrarë dhe askush nuk u kujtua të faleshin për të në xhumatë e atyre ditëve. Shqiptarët bën një protestë sa ta kalojnë radhën dhe me kaq e mbyllën rastin.

Efendi Sulejman Rexhepi ,ato ditë bëri një shkrim për Almirin ku shprehej se” nuk të mbrojtëm dot Almir”! Si do mbrohej Almiri dhe gjithë ata  të rinj shqiptarët për vite me radhë po “hanë dru” rrugëve të Shkupit dhe mbarë vendit, nga komitët maqedonas dhe pushteti i Grujos në koalicion me DUI-n? Për këtë kontribut të Gruevskit në disiplinimin e  shqiptarëve një vit më parë Efendi Sulejman Rexhepi, e bekoi ish Kryeministrin duke thënë :”zoti e bekoftë Kryeministrin Gruevski”!

Ja pra për ç’farë është falur dhe kë ka bekuar kryemyftiu ynë i nderuar!
Ai që ka bekuar kryeministrin e një vendi që shkel dhe dhunon lirinë e bashkëkombësve të tij, tregon katërçipërisht karakterin si  i pa besë  dhe bukëshkalë të interesave kombëtare.

Turmat pa kokë të shqiptarëve që janë shumë të  interesuar për ngjarjet e jashtëzakonshme në Turqi dhe  që u “digjet barku për  stabilitetin e Turqisë” ,(jo se jemi kundër stabilitetit të fqinjëve rajonal, përkundrazi aleatë të qëndrueshëm gjithmonë janë të nevojshëm për interesa reciproke) por ,kurrë më parë nuk kanë ngritur zërin kundër aparatit represiv të pushtetit maqedonas ndaj shqiptarëve. Kurrë më parë nuk kemi parë që grupe të caktuara të akuzojnë dhe të kërkojnë llogari përfaqësuesve shqiptarë për dhunën dhe nëpërkëmbjen së dinjitetit kombëtar nga qeveritë e koalicioneve për 25 vjet me radhë në demokracinë maqedonase. Kurrë më parë, edhe pse kanë pasur shumë arsye për ta bërë ata nuk kanë kërkuar nga Ali Ahmeti dhe qelbësirat e tij në pushtet,të largohen njëherë e përgjithmonë si tradhtarë të interesave kombëtare. Të mbrosh interesin e  familjes dhe kombit  është  parësore të tjerat janë dytësore. Këto turma duhet të vetëdijesohen për të ardhmen tonë që të ndjekim rrugën e kombit ashtu siç kanë ndjekur edhe fqinjët tanë dhe të kapin trenin e fundit për në Bruksel. Në të kundërtën ,ka trena që kanë për destinacion greminën. Klasa politike e pas viteve të pluralizmit politik është përgjegjëse për këtë katandisje politike, ekonomike dhe arsimore. Ajo krijoi elitë intelektualësh gjysmë analfabetë .Intelektualë që blenë diploma te partia dhe ajo i ngriti në përgjegjësi dhe na qeverisi zvarrë. Ndaj,jemi aty ku jemi. Me këto zhvillime në rajon shqiptarët e Maqedonisë duket sikur e kanë humbur rrugën .Ndryshe do ishim ndryshe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button