Martesat gay, Karaj – Dodës: Do të kërcesh napolonin në dasmën time

Aktivistja e lëvizjes LGBT Xheni Karaj ka adresuar në drejtim të deputetes së Partisë Drejtësi, Integrim e Unitet për çështjen e martesave GAY, një ditë pasi Doda në Kuvend u shpreh e kënaqur për shfuqizimin e nenit kushtetues që mund ti hapte rrugë martesave të të njëjtes gjini.

Në një reagim të posaçëm, Xheni Karaj i ka thënë Dodës që pas 5 viteve ajo do mund të marrë pjesë në dasmën e saj, ndërkohë që shfuqizimin e nenit ajo e ka konsideruar si një sakrificë për “të mirën më të madhe”.Xheni Karaj ka shtuar se shfuqizimii nenit është një turp dhe dështim për politikën shqiptare dhe jo një fitore, siç e ka cilësuar deputetja Mesila Doda.

Ja reagimi i plotë i Xheni Karajt
Ishim dëshmitarë se si sakrifikohen të drejtat e njeriut për një “të mirë më të madhe”. Për aq kohe sa rrugëtimi drejt së mirës më të madhe do drejtohet nga ato palaço që kemi në Kuvend qe nuk kanë asnjë lidhje dhe ndjeshmëri ndaj së mirës, shokë përvishni mëngët se kemi akoma shumë punë për ti bërë mirë vetë gjerat. Mesila Doda me shokë, kjo nuk ishte fitore për ju, por turp dhe dështim si politikanë, do ta ndjeni në shpatulla më vonë se historia nuk harron. Dhe as ne nuk do harrojmë kur të jemi para kutisë së votave. Gjithesesi Mesila me shokë, ju premtoj që do ju bëj të kërceni naploni në dasmën time pas 5 vites”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button