Për një titull senzacionalist, dështon informimi i saktë

[Recension: “Dështon Marrëveshja e Përzhinës, fillojnë bisedime për një marrëveshje tjetër”]

Artikulli bën pjesë në kategorinë e lajmeve, ku titulli nuk i përshtatet aspak tekstit të tij. Kjo vërehet shumë shpejt, sepse vetë teksti e përgënjeshtron atë. Madje, titulli i këtij lajmi, është një gjë që është shumë larg nga e vërteta e plotë.

Tetova 1 - deshton marreveshja e Perzhines fillojne bisedimet per marreveshje te reLinku deri te artikulli orogjinal: “Dështon Marrëveshja e Përzhinës, fillojnë bisedime për një marrëveshje tjetër

Data dhe koha e publikimit: 19.07.2016

Data e recensionit: 21.07.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Marrëveshja e Përzhinës në tekst nuk përmendet aspak. Pse vallë autori nuk e ka sqaruar titullin? Mbase sepse një gjë e tillë nuk ekziston, andaj edhe nuk mund të sqarohet.

“Sot në orën 13 në rezidencën e ambasadorit amerikan, Xhes Bejli, përfaqësuesit e partive politike do të tentojnë që ta zgjidhin edhe çështjen e vetme të kontestuar, kompetencat e ministrit të punëve të brendshme në qeverinë teknike që duhet t`i organizoje zgjedhjet dhe nëse ai ministër duhet që të tërhiqet menjëherë pas ditës së zgjedhjeve.”

Është e njohur për opinionin se diskutimet mes partive politike kanë vazhduar në frymën e relaizimit të Marrëveshjes së Përzhinës, për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet që pengojnë zbatimin e saj. Edhe MPB-ja dhe kompetencat e ministrit të ardhshëm të saj, janë pjesë e kësaj marrëveshjeje, për të cilën mediat disa herë ngritën dyshime nëse do të mbijetojë, por autoritetet ndërkombëtare, ndërmjetës të procesit, asnjëherë nuk thanë që ajo ka dështuar.

“Ambasadori deklaroi se ka një ide interesante dhe shpreson se marrëveshje do të arrijnë deri në fund të javës.

“Nuk mund të ju them se kemi arritur marrëveshje, por mund të ju them se kemi një ide interesante në tavolinë”, deklaroi Bejli.”

Për harmoninë e nevojshme mes titullit dhe përmbajtjes së një teksti mësohet që në shkrimet e teksteve të para për gazetarët e rinj. Një përshtatje e tillë është më se e nevojshme në gazetari, sepse titulli është udhërrëfyesi i interesimit të lexuesit për përmbajtjen e lajmit. Ai zhgënjehet, nëse në tekst nuk e gjen atë që i premton titulli. Kjo thuhet qartë në Kodin Etik të gazetarëve të Maqedonisë.

Tutulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij.

Përndryshe, mund të thuhet se përmbajtja e lajmit është korrekte. Ka informacione të mjaftueshme, si vazhdimësi e informimit për zhvillimet në Përzhinë, ka deklaratë të ambasadorit të SHBA-së, si faktor i rëndësishëm në këto bisedime, dhe njofton se çfarë pritet më tej.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button