Princ George mbush 3 vjeç, këto janë 7 momentet më të rëndësishme të jetës së tij

Mbretëria e Bashkuar sot është në festë. Trashëgimtari i tretë i fronit mbretëror, Princi George feston sot ditëlindjen e tij të tretë. Djali i parë i princit William dhe dukeshës Kate edhe pse vetëm 3 vjeç ka pasur një jetë shumë intensive, duke filluar që nga daljet publike e deri te takimet zyrtare, me më të rëndësishmin atë me presidentin amerkan Barack Obama, shkruan RevistaClass.

Në këtë trevjetor ai është fotografuar në kopshtin mbretëror duke luajtur dhe duke ushqyer me akullore qenin e familjes mbretërore Lupo. Këtë herë ai nuk është fotografuar nga e ëma, siç ndodh zakonisht, por nga fotografi Matt Porteous.

Në këtë video të shpërndarë nga Daily Mail duken 7 nga momentet më të rëndësishme të princit të vogël, gjatë 3 viteve jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button