Je e sigurtë që po përdor deodorantin e duhur? Ja cili lloj të duhet

Të nxehtit e verës mund të të kenë bërë shumë herë t’i bësh pyetje vetes: “Po përdor deodorantin e duhur?” Ndërsa je duke ecur në rrugë, nuk dëshiron të ndjesh erë të pakëndshme djerse. Po ashtu, nuk do të doje të djersish pak minuta pasi ke dalë nga shtëpia. Që këto të mos ndodhin, si ta kuptosh që është koha për të ndryshuar deodorantin?

Së pari, është shumë e rëndësishme për të kuptuar ndryshimin mes antidjersës dhe deodorantit. Antidjersa shërben për të mbyllur kanalet e djersës, pra zvogëlon lagështirën. Djersa shkakton erën që stimulohet nga bakteret dhe antidjersa ndihmon për të ulur djersën dhe erën e trupit. Deodoranti, nga ana tjetër, është një produkt kozmetik që përdoret për të maskuar ose neutralizuar erën e trupit të shkaktuar nga bakteret. P

ërbërësit aktivë të deodorantit punojnë për të parandaluar bakteret të shtohen, gjë që ndihmon në parandalimin e erës. MEGJITHATË, deodorantët nuk parandalojnë djersitjen. Tronditëse? Atëherë kontrollo më poshtë listën për çfarë interesohesh dhe gjej deodorantin që të duhet, shkruan RevistaClass.

Nëse je e shqetësuar për erën e djersës: janë të shumtë deodorantët që neutralizojnë aromat e trupit. Provo Donna Karan Cashmere Mist Deodorant. Është një parfum me erë shumë të mirë dhe butësi bebesh.

Nëse je e shqetësuar për djersitjen: kërko antidjersë. Secret Clinical Strength Antiperspirant Deodorant Advanced Solid. Është provuar që ndalon menjëherë djersën.

Nëse je e pavendosur: nuk ke nevojë të zgjedhësh! Shumë produkte të tilla i kanë të përfshira edhe përbërësit e antidjersës, edhe ata të deodorantit. Degree Dry Protection Antiperspirant & Deodorant, një kombinim i dy funksioneve.

Nëse vesh vetëm rroba të zeza: qëndro larg deodorantëve likuid, të cilët lënë shenja në rroba. Provo një formulë me xhel. Mitchum Clear Gel Antiperspirant and Deodorant, është e butë në prekje dhe e dashur për veshjet e errëta.

Nëse preferon produkte natyrale: provo Lavanila The Heathly Deodroant. Formula është e gjitha natyrale, pa sulfat dhe pa minerale të tjera.

Nëse je gjithmonë me nxitim: provo një formulë europiane me spray. The Degree Women Motion Sense Dry Spray Antiperspirant është e shpejtë dhe shumë e thjeshtë në përdorim. Më e mira nga të gjitha, është e thatë në të prekur.

Je besnike ndaj deodorantit që përdor? Kujdes, trupi fiton imunitet ndaj antidjersave. Për të parandaluar këtë lloj rezistence, duhet t’i ndërrosh markat çdo 6 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button