Skandaloze!Qeveria lavdërohet se i ka kapur dorasit e vrasjes së Smillkovës

Edhe pse procesi gjyqësor për rastin ‘Monstra’ ende vazhdon, dhe nuk ka vendim nga Gjykata se shtatë të dyshuarit për terrorizëm e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në afërsi të liqenit të Smillkovës, në raportin e Qeverisë të udhëhequr nga VMRO DPMNE dhe partnerët e koalicionit shkruhet se Ministria e punëve të brendshme i ka zbuluar kryerësit e masakrës te Liqeni i Smillkovës”.

Në raportin e partisë maqedonase në pushtet, VMRO DPMNE, ku nuk është përmendur aspak partneri shqiptar BDI, në faqen 151 shkruhet se:

“MPB i ka zbuluar kryerësit e masakrës te Liqeni i Smillkovës, të cilët në mënyrë monstruoze vranë pesë qytetarë të pafajshëm”.

Me këtë formulim partia në pushtet VMRO bën shkelje të prezumimit të pafajësisë pasi që procesi gjyqësor ende vazhdon, ndërsa avokati i mbrojtjes madje shprehet se nuk ka dëshmi se ata e kanë kryer vrasjen. 

Portalb kërkoi qëndrim VMRO por ata mbeten të pakapshëm. Nga BDI përsëritin qëndrimin se nuk komentojnë raportin e VMRO-së pasi që kanë raport të vetin. 
LEXO: Gruevski anashkalon ministrat e BDI-së

Ndërsa zëdhënësi i MPB-së për Portalb thotë se nuk komenton deklarata partiake duke thënë se policia e ka kryer punën e vet.

“Nuk kemi kapur vrasësit por të dyshuarit për vrasje. Ju e dini aksionin tonë të madh policor ku u kapën të dyshuarit. Nuk kam çfarë komentoj më shumë” tha zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski.

Portalb: Po e kemi parasysh aksionin dhe atë që i quajtët terroristë fetarë duke mos nis gjykimi. Por na thoni si e komentoni këtë qëndrim skandaloz të VMRO-së se ju paskeni kapur vrasësit?

I.Kotevski: “Nuk komentoj deklarata partiake, as të LSDM e as të VMRO e BDI. Ne në aspektin policor e kryem punën tonë, nuk e di a janë gjykuar apo jo” 

Në aksionin “Monstra” më 1 maj të vitit 2012 morën pjesë rreth 800 forca speciale, ministrja doli me deklaratë se janë kapur “Vrasësit terroristë fetarë”.
LEXO: VIDEO- Vrasësit e Smillkovcës, terroristë fetar

Sipas MPB-së, në këtë aksion u bastisën 26 objekte dhe u arrestuan 20 persona, 13 u liruan pa aktakuzë, edhe pse të gjithë u kapën nga policia me pretekst se janë pjesë e një grupi të rrezikshëm radikal islamistë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve të Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button