Ngrohja globale, qershori thyen rekordin për temperaturat e larta

Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) bëri të ditur se temperaturat kanë thyer rekordet në nivel botëror në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën për media në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë, Drejtori i Programit Kërkimor të Klimës Botërore pranë WMO-së, David Carlson, tha se “Akullnajat në Polin e Veriut po shkrihen herët dhe shpejtë, kurse niveli i dioksidit të karbonit që rrit temperaturë globale ka arritur në shkallën më të lartë. Ndërkaq, në gjashtë muajt e parë të vitit 2016 u thye rekordi i temperaturës globale”.

Duke theksuar se muaji qershor i këtij viti ishte më i ngrohti që kur kjo organizatë ka filluar të mbajë regjistrime në vitin 1880, Carlson tha se gjithashtu është thyer rekordi i temperaturës sipërfaqësore dhe asaj oqeanike në 14 muajt e fundit me radhë.

Ai bëri të ditur se temperatura në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka shënuar rritje me 1.3 gradë Celsius ndaj nivelit të shekullit 19.

Sipas tij, rritja e nivelit të temperaturave më së shumti shfaq ndikim në hemisferën veriore. Carlson nënvizoi se niveli i temperaturave në Kanada, Rusi, Grenlandë dhe Alaskë është i lartë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button