Era Istrefi bëhet bashkë me Nicki Minaj?

Me dhjetëra versione të këngës hit të Era Istrefit janë publikuar në YouTube nga fansa të ndryshëm të këngëtares kosovare. Shumë cover-a dhe shumë miksime me artistë nga e gjithë bota janë eksperimentuar duke imagjinuar kombinimet e zërit unik të Erës me të tjerë këngëtarë të njohur a më pak, që mund ta rifreskojnë variantin e këngës “Bonbon”.

Mes shumë versioneve të propozuara edhe nga emrat me të cilët mendohet se do të bashkëpunojë këngëtarja nga Prishtina, ka qenë edhe ai i reperes amerikane Nicki Minaj, me të cilën Era mund të sillte një version remix të këngës “Bonbon”. Pak javë më parë, në media u publikua lajmi se Ultra Music (studio muzikore që ka marrë menaxhimin e Era Istrefit) është në kontakt me Minaj për të nisur bashkëpunimin me artisten shqiptare. Së fundi është hedhur në YouTube, ndonëse si variant jo zyrtar, edhe një version remix i këngës së Erës me artisten amerikane.

Në videon e mëposhtme, shikoni si kombinojnë dy zërat e këngëtareve me stil unik në muzikën që bëjnë.

Për momentin, Era ndodhet në Kaliforni, siҫ ka njoftuar së fundi edhe në profilet e saj sociale, për të vijuar bashkëpunimet me artistë të rëndësishëm atje dhe për të këngë të reja që pritet të publikojë së shpejti. Mes emrave të njohur në muzikë është përmenduar edhe kantautorja e famshme Sia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button