Anketë: Pandarovski 30% para Ivanovit
Sipas rezultateve të anketës së realizuar nga “CIG” për Maqedoni, popullariteti i kandidatit presidencial nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski, është shumë më i madh krahasuar me kandidatin presidencial të VMRO-së Gjorgje Ivanov.
Hulumtimi i këtillë është bërë nga 2.400 qytetarë.
Qytetarët, Pendarovskin e njohin si ish-bashkëpunëtor (këshilltar) të presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ndërsa popullariteti i tij, ka të bëjë me qëndrimet e tija të qarta lidhur me të gjitha problemet në Maqedoni.
Sipas kësaj ankete, Pendarovski mund të fitojë që në raundin e parë me mbi 380 mijë vota.
Ana Kanga drejtore e “CIG” për Maqedoni, thotë se sipas hulumtimit të “CIG”, VMRO-DPMNE nuk do të mund të sigurojë më shumë se 320 mijë votues për Ivanovin. Kandidati i PDSH-së Iljaz Halimi, sipas anketës, pritet të sigurojë prej 30 mijë deri në 35 mijë vota.