Protesta, komuna dhe “çadrat”!

Në vendet e mirë zhvilluara demokratike të protestosh kundër një të keqes është shumë normale dhe tregon se sa ajo shoqëri ka vetëdije të lartë për problemet që u tangojnë të gjithëve.

Protesta e organizuar në Tetovë, dëshmojë për të 100-tën herë se çfarë vetëdije të ulët qytetare kemi, tregoi se sa të pa interesuar jemi për t’i zgjidh problemet tona, problemet më të thjeshta siç është puna e mbeturinave e shumë punë tjera.

Të dalësh kundër deponive të egra, problem kyç për të gjithë qytetarët e Tetovës dhe mos ketë mundësi të mblidhen as 100 persona? Është turp, është turp dhe vetëm turp. Sa të ulët që jemi, problemet i kemi para syve, probleme që mund të zgjidhen me ngritjen e zërit dhe vetëdijen e qytetarëve, ndërsa ne merremi me probleme shumë të mëdha se këto, me Erdoganin dhe ‘grusht-shtetin’ kundër tij!

Çka bën Komuna dhe “zonja e hekurt”, kryetarja?

Deponia e egër po helmon çdo ditë e më shumë qytetarët dhe shumë pak gati aspak nuk po merren masa për këtë helmim që ndodh nga djegia e mbeturinave.

E dini Komuna se çka bën? Ajo organizon “Verën festive” me “çadra”, duke harruar dhe anashkaluar plotësisht problemet e qytetarëve. Moj zonjë e nderuar, kaq shpejt harrove premtimet elektorale, se Tetovën do ta shndërrojë në qytetin më të pastër në botë? Fatkeqësisht po ndodh e kundërta, premtimet u harruan, i morri lumi “Shkumbin” dhe i dërgoj në rrugë pa kthim.

Moj zonja kryetare, si nuk iu vjen turp të mos merrni me problematikat kryesore të qytetit, por shpejt e shpejt vendosni ca “çadra” në rrugë, për të treguar se sa OK janë punët në Tetovë, a në fakt janë më keq si asnjëherë më parë. Nuk keni faj ju, përsëri them se vetëdija është e ulët në masë shumë të madhe.

Turpi nuk ka brina, më shumë njerëz te “çadrat” se sa në protesta! Tung e ki kryetare, shpresoj që zgjedhjet e ardhshme të shpallësh “Kryetarja e Tetovës, turpi i shqiptarëve”!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button