OEMVP takoi sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Kërçova

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri –Perëndimore në bashkëpunim me Fondacionin Albiz sot takoi sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Kërçova.

OEMVP-ja nëpërmjet këtij takimi krijoi një rrjet bashkëpunimi në mes OJQ-ve dhe sektorit të biznesit, me qëllim që sektori i biznesit të financojë OJQ-të në realizimin e projektve të ndryshme. Gjatë këtij takimi gjithashtu iu dha mundësia si përfaqësuesve të sektorëve të biznesit dhe përfaqësuesve të OJQ-ve, të diskutojnë rreth mundësive të financimit nga fonde tjera të ndryshme, duke u munduar që në maksimum të mbështesin OJQ –të në ralizimin e aktiviteteve.

OJQ-të lokale nga ky rajon krahas ndihmës financiare që marrin nga komuna, ndihmën nga ana e bizneseve e shohin në nje nivel të pamjaftueshëm, dhe shprehën nevojën për edukimin e sektorit të biznesit mbi ligjin për donacion dhe sponzorim në mënyrë që të bëhet një ngritje e kapaciteteve të tyre. E gjitha kjo, do të ishte një pikënisje e mirë për inicijativa të përbashkëta, gjë të cilën të dy palët e konsiderojnë si mungesë.

Takimi u realizua në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili implementohet në partneritet me Fondacionin Albiz. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian

Qëllimi i përgjithshem i këtij takimi ishte që OJQ – të të mund të realizoj aktivitete e tyre duke arritur pavarsin financiare nga qëndrueshmeria e sektorit civil.

Takimi i rradhës është në qytetin e Dibrës më datë 21 Korrik 2016 (E enjte) me fillim në ora 13:00 në restorantin Kolonja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button