Debat mbi kancerin, terapitë bashkëkohore të shtrenjta për qytetarin e Ballkanit

Ekspertë nga lëmi i mjekësisë dhe gazetarë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, dhe Mali i Zi janë mbledhur në Shkup në kuadër të Akademisë Ballkanike Mediale për të diskutuar mënyrën dhe nivelin e informimit të qytetarëve për sa i përket njërës nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë – kanceri si dhe për informimin për trajtimet më bashkëkohore të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Milan Risteski nga Klinika Universitare për Onkologji Radiative në Shkup tha se dështimi i kimioterapisë si metodë për shërimin e kancerit ka detyruar Këshillin Kombëtar Amerikan të Kancerit të ndërpresë dhe ndalojë studime të reja me metodën klasike të kimioterapisë.

Ai tha se në tre vitet e fundit janë regjistruar mbi 60 medikamete të reja për trajtimin e kancerit.

“Problemi qëndron aty se është shumë lehtë këto medikamente ti futni në Skandinavi ky qytetari pa patur fare sigurim shëndetësor të mund ti blejë këto medikamente dhe ti mbetet nga paga mujore që merr. Te ne, kjo është e pamundur”, tha Risteski për të shtuar adaptimi i sistemeve shëndetësore në vendet tona paraqet një imperativ sepse numri të sëmurëve të ri në Maqedoni gjatë vitit 2015 ka qenë rreth 5000.

Onkologu nga Kosova, Armend Spahiu, tha se qëllimi i pjesëmarrjes së tij në Akademinë Ballkanike të Mediave, është të përditësojë gazetarët për më të rejat në fushëveprimin e tij, sepse siç tha, kohëve të fundit janë bërë shumë investime në medikamentet që përdoren në Onkologji.

“Epoka e re ka sjellë terapi të targetuar që ka sjellë një shpresë të re përmes terapisë imunale që është shumë më e lëhtë krahasuar me terapitë konvencionale por problemi qëndron në faktin se kjo terapi është e shtrenjtë për rrethanat ballkanike”, tha Spahiu për të shtuar se Akademia do të diskutojë për mundësitë që qytetarët të cilët do ti nënshtrohen kësaj terapie të kompensohen përmes fondeve të ministrive të Shëndetësisë.

Sipas tij, Kosova ka një regjistër të të prekurve nga kanceri, por edhe këtu has në vështirësi sepse shumë kosovarë trajtimin e bëjnë qoftë në Maqedoni, Turqi apo gjetiu.

Jadranka Llakiçeviç, Onkologe, tha se në Mal të Zi fatkeqësisht sëmundjet malinje zbulohen në statin e zhvilluar të tyre, atëherë ku kurimi është më i rëndë.

Sipas saj, kjo është njëra nga arsyet e Akademisë së sotme që të ngritet vetëdija për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje.

Në mungesë të medikamenteve më bashkëkohore, Risteski thotë se shteti duhet të aplikojë shtrenjtimin e produkteve të cilat paraqiten si shkaktarët më të shpeshtë të kancerit.

Ai propozon shtrenjtimin për tre herë të çmimit të cigareve dhe kontroll më të rreptë për pesticide në prodhimet bujqësore dhe tatime më të mëdha për të ashtuquajturën “Junk Food” emërtim ky për ushqimin e shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button