Babë e bir rrihen në Prizren

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media se në Prizren dje ka ndodhur një rrahje familjare me ç’rast janë arrestuar tre persona.

“Raportohet se katër të dyshuar meshkuj (shqiptarë) dy prej tyre babë e birë, ndërsa dy të tjerët familjarë, për arsye të panjohura janë rrahur në mes veti me ç’rast të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se tre të dyshuar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje, ndërsa një i dyshuar është duke u trajtuar në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button