Kush “ja tërheq veshët” gazetarisë jo profesionale?

Recension: “Diplomacia amerikane ia ‘tërheq veshët’ Ali Ahmetit dhe BDI-së?!”

Spekulimet nuk përbëjnë lajm, sepse natyra e lajmit është faktike, me qëllim për të qenë i besueshëm. Lexuesi e vëren kur një lajmi i mungon bazamenti dhe kur pretendimet janë të paqëndrueshme. Andaj, informacionet e pakonfirmuara duhet të trajtohen me rezerva.

Aktpress - Diplomacia amerikane ia terheq veshet Ali Ahmetit dhe BDI-se 1Linku deri te artikulli origjinal: “Diplomacia amerikane ia ‘tërheq veshët’ Ali Ahmetit dhe BDI-së?!”

Data e publikimit: 13.07.2016

Data e recensionit: 17.07.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Informacionet duhet të atribuohen drejtëpërdrejtë, sepse dikush duhet të mbajë përgjegjësi për fjalën e thënë dhe për vërtetësinë e tyre. Nuk mjafton që burimit / burimeve t’u referohemi me “siç thuhet në kuloare të ndryshme…”. Në tekst flitet për afera kriminale, korruptive dhe vrasje në degët e kësaj partie, BDI-së, por kjo vetëm shkarazi dhe me karateristikat e një sfondi sikur të ishte një informacion i konfirmuar dhe i konsumuar shumë herë. Detaje të tjera nuk jepen. Me këtë rast, këto merren si akuza ndaj këtij subjekti politik, por nuk është pasqyruar edhe qëndrimi i të akuzuarit.

“Siç thuhet në koluare të ndryshme, tashmë diplomacia amerikane ka filluar t’i tërheq vërejtjen seriozisht Ali Ahmetit dhe BDI-së, për shkak të aferave të ndryshme kriminale, korrupsionit, dhe vrasjeve nëpër degët të partiake, që një pjesë e tyre u pasqyruan në përgjimet e opozitës maqedonase.”

Është e rëndësishme që lexuesi të mësojë edhe qëndrimin e BDI-së. Me këtë rast, teksti do të ishte i balancuar dhe nuk do të kishte anshmëri.

“… madje komentet e ndryshme thonë se edhe Ali Ahmeti mund të bëhet pjesë e listës së zezë amerikane, sikurse është Menduh Thaçi.”

Një komentues i zakonshëm poshtë një fotografie të postuar në rrjetet sociale ka shumë pak/aspak gjasa që të dijë se kush është kandidati i ardhshëm për t’u bërë pjesë e listës së zezë amerikane, andaj nuk përbën një burim relevant. Gabimi bëhet edhe më i madh kur përmbajtja u referohet “disa komenteve të ndryshme” për një çështje kaq të rëndësishme. Nëse dëshironte t’i ikte kësaj qasjeje dhe të tregonte profesionalizëm, në tekst duhet të ishte prezent konfirmim apo qëndrim nga përfaqësia e SHBA-së në vend.

Këto janë parimet bazë të profesionit të gazetarisë dhe janë kërkesa të qarta në Kodin Etik:

“Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button