3 policë të vrarë në Luiziana, Obama apelon për qetësi (FOTO + VIDEO)

Zyrtarët në Baton Rouge të shtetit Luiziana njoftuan se dje janë qëlluar me armë disa policë: 3 prej tyre kanë mbetur të vrarë dhe të tjerë janë plagosur, raporton Zëri i Amerikës.

Një zëdhënës i policisë tha se një prej të dyshuarve është vrarë dhe dy të tjerë mendohet të jenë në kërkim.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, e cilësoi incidentin “një sulm të papërshkrueshëm dhe të pajustifikueshëm ndaj të gjithëve ne në një kohë kur kemi nevojë për unitet dhe shërim.”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, bëri thirrje për përmbajtje, pas vrasjes së tre policëve në Baton Rouge të Luizianës.

Sulmuesi Gavin Long, afrikano-amerikan që ka shërber pesë vjet në marinë, është vrarë po ashtu.

Ai ka postuar video në internet, duke u ankuar për trajtimin që u bën policia afrikano-amerikanëve.

Tensionet në Baton Rouge kanë qenë të larta prejse Alton Sterling, afrikano-amerikan, është qëlluar për vdekje ngaa policia, dy javë më parë.

Kjo vrasje dhe një tjetër në Minesotë, po ashtu nga policia, kanë shkaktuar protesta në gjithë SHBA-në dhe kanë bërë që një veteran i ushtrisë, afrikano-amerikan, të vrasë pesë policë në Dallas.

“Pavarësisht motivit, vdekja e këtyre policëve të guximshëm nënvizon rrezikun me të cilin përballet policia çdo ditë. Ne si komb duhet të jemi të zëshëm dhe të qartë se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj zbatimit të ligjit”, tha Obama.

Luizana

Luizana

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button