Kerry: Puçi i dështuar në Turqi nuk e ndërpren luftën kundër IS-it

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se përpjekja për puç ushtarak në Turqi, që ka dështuar, nuk e ndalë luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Turqia, që është aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara në rajon, i ka lejuar amerikanët që ta përdorin bazën ajrore në Incirlik për lansimin e sulmeve ajrore kundër grupit militant, shkruan REL.

Këto operacione ajrore janë bllokuar përkohësisht, nga qeveria e Turqisë pas grushtshtetit të dështuar.

Pentagoni ka thënë sot se autoritetet e Turqisë e kanë rihapur bazën ajrore në Incirlik dhe se operacionet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër IS-it, kanë vazhduar nga territori i Turqisë.

“Pas koordinimit të afërt me aletët tanë turq, koalicioni kundër ISIL-it i ka vazhduar operacionet ajrore nga Turqia”, ka shkruar në rrjetin Twitter, zëdhënësi i Pentagont, Peter Cook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button