7 ushqimet – që pa e kuptuar, po ju njollosin dhëmbët!

Nëse doni te keni një buzëqeshje perfekte, do t’ju duhet t’i mbani “perlat” tuaja të bardha…d.m.th. vërtet të bardha! Ndërkohë që ju mund të përdorni një shumëllojshmëri produktesh për t’i mbajtur dhëmbët “në formë”, po ju tregojmë se ka një mënyrë akoma më të lehtë për të ndaluar përhapjen e njollave.

Shmangni këto 7 ushqime që ju njollosin dhëmbët:

Manaferrat. Manaferrat janë fruta të lëngshme dhe të ushqyeshme, por pigment­i i tyre i pasur në ngjyrë mund të ngjitet në smalti­n e dhëmbëve dhe të lërë një cipë sipër tyre.

Panxhari. E dini sa njolla të vështira lë panxhari në rrobat tuaja? Nëse po, thjesht imagjinoni se çfarë mund t’u bëjë dhëmbëve tuaj. Lani dhëmbët menjëherë mbasi hani panxhar për të minimizuar dëmin.

Biskotat me kripë. E kujt mund t’i shkonte në mend? Shumë lloje biskotash me kripë përbëhen nga karbohidrate të përpunuara, të cilat kthehen në sheqerna duke përbërë kështu një terren perfekt për bakteret që lënë njolla në dhëmbë.

Uthulla balsamike. Thellësisht e pigmentuar dhe plot me acide, uthulla balsamike përkthehet në “lajme të këqija” për dhëmbët. Mundohuni të kufizoni konsumin e saj vetëm si shtesë për sallatën tuaj. Sallata marule krijon një barrierë që e bën uthullën të mos lërë njolla aq të forta tek dhëmbët. Turshitë. Ju kërkojmë ndjesë “fansave” të turshive. Shija e athët dhe e thartë që ju pëlqeni aq shumë, në fakt vjen nga acidi. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se acidi gërryen smaltin dhe lë njolla tek dhëmbët.

Kafeja dhe çaji. Nuk ka rëndësi nëse jeni një vajzë që pëlqeni kapuçinon apo adhuruese e çajit, konsumi i tepërt i pijes së ngrohtë që preferoni, do ju lërë njolla tek dhëmbët. Kjo ndodh sepse pigmentet që gjenden tek të dyja këto pije kaq të dashura, ju zverdhin dhëmbët.

Salca e domateve. Meqë domatet janë tepër acidore dhe me ngjyrë të fortë, salca e tyre mund të njollosë dhëmbët dhe të gërryej smaltin. Zgjidhja e vetme për këtë problem është të mundoheni t’i hani këto ushqime në mënyrë të moderuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button